back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMobilizim për mosbindjen civile/  Pas krerëve të qarqeve, Berisha mbledh krerët e...

Mobilizim për mosbindjen civile/  Pas krerëve të qarqeve, Berisha mbledh krerët e degës së PD, Tiranë

Kreu i PD-së, Sali Berisha po vijon mobilizimin për mosnindjen civile të së martës.

Pas takimit me krerët e PD-së, në qarqe, në orën 20.00 të mbrëmjes së të shtunës, ka thirrur krerët e degëve të Tiranës.

Nga drejtësia tek ekonomia duke shenjëstruar Qeverinë Berisha ka folur për kalkvarin në të cilin ka kaluar PD-ja e deri tek programi.

Deklarata e Berishës me krerët e degëve

PD u përball me një kalvar të cilin ndofta nuk e ka përjetuar ndonjë forcë tjetër politike, por ajo u përball me dinjitet dhe me sukses. U përball me diktaturë dhe përballet me një diktaturë, duke dëshmuar para së gjithash se ajo është një forcë politike e pamposhtur.

Sot, ndonëse diktatura përdor çdo mjet dhe si i mbyturi kapet edhe në fijen e barit, përpiqet të zgjasë me çdo kusht jetën e saj, ajo ka përballë një forcë politike me një forcë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Ka përballë një forcë politike, e cila kaloi rubikonin.

Po të kemi parasysh se grushti i shtetit që u bë kundër opozitës shqiptare nga mafia Edi Rama- George Soros, kishte parashikuar shndërrimin e asj në një fasadë të qeverisë, dhe kur dështoi mobilizoi të gjithë forcën për izolimin e saj.

Në akte të cilat të rikujtojnë romanet e George Orëell, apo të Franz Kafkës, por fatmirësisht kjo mafie mori një përgjigje ekzemplare nga qytetarët e SHBA më datën 5 nëntor.

Kjo mafie me inspiracion marksist- leninist në SHBA, krejtësisht mafiozë në Shqipëri përbënte një rrezik madhor, jo vetëm për PD, por e vërteta, është një rrezik madhor për SHBA dhe vende tjera të lira.

Një lëvizje që frymëzonte, predikonte transformimin e identitetit nejrëzor, një agresion ndaj identitetit njerëzor, ndaj familjes dhe vlerave të saj, ishte frymëzimi më ekstremist i majtë.

Ekstremizmi i majtë, apo marksizmi- leninizmi krijoi ëoke-izmin dhe cancel culture, të cilat ne i kemi njohur në kulmet më të zeza të diktaturës komuniste. Në kohërat kur arkivoheshin jo veprat e letërsisë perëndimore në frymën e Cancel Culture, por dhe në frymën e rilindasve tanë.

Nuk po ndalem më tej në këtë histori, por nuk ka dyshim se për një forcë politike që ka në programin e vet themelor, vlerat universale të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të familjes, patriotizmin.

Goditja me votë e këtyre rrymave është e një rëndësie shumë të madhe.

Por ne rikthehemi përsëri në Shqipëri.

Sot, narkodiktatura çdo ditë vazhdon nxjerr fytyrën e vet gjithnjë e më të shëmtuar. Vazhdon me akte gjithnjë e më kriminale.

Nuk di të tërhiqet. Unë u them ju se, buxheti 8.2 miliardë euro, e gjitha mund dhe djersë e shqiptarëve, taksa të shqiptarëve që paguajnë dhe në çdo gotë ujë që pi, ka shpërndarjen më çnjerëzore që mund të imagjinoni.

Shpërndarje të atillë që, vetëm njerëz të verbuar dhe të degraduar nga vjedhjet nuk pyesin për asgjë, mund të ja lejojnë vetes ta bëjnë.

Për të shtrënguar, për të mbijetuar u bë ndryshimi i radhës dhe u vendosën elementët më të inkriminuar të Shqipërisë në drejtim të policisë së qarqeve, se ky është një shtet policor i tërë.

Drejtësia e George Soros-it nxjerr çdo ditë në pah shëmtinë e saj. Gjykatës dhe prokurorë vagabondë imoralë shkruajnë në tavolinat e tyre librin themelor të shtetit, Kushtetutën. Dhe kjo do vazhdojë gjersa ne t’i japim përgjigjen e merituar dhe përfundimtare këtij regjimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat