back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetMocion me debat për shkarkimin e Erion Veliaj/ Ilir Alimehmeti: Ai është...

Mocion me debat për shkarkimin e Erion Veliaj/ Ilir Alimehmeti: Ai është i arrestuar

Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, gjatë një konference të këshilltarëve opozitarë të kryeqytetit kanë kërkuar shkarkimin e Erion Veliajt.

Alimehmeti deklaroi se kërkojnë mocion me debat për shkarkimin e Veliajt, i cili prej datës 10 shkurt ndodhet në burgun e Durrësit.

‘Kërkojmë  që Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo  a qajë atë natën e ti marrë vendin ditën’- u shpreh Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

‘Jemi sot në një situatë ku bashkia e Tiranës e ka kryebashkiakun në burgun e Durrësit prej datës 10 shkurt dhe Këshilli Bashkiak ka sot një mbledhje rutinë, jo me ugjencën e nevojitur të rastit, ku ne kemi bërë kërkesat tona të qarta për ndryshimet e rendit të ditës në pikat e mëposhtme.

E dimë shumë mirë dhe është fakt që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit vetëm për një pjesë të dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe ne kemi kërkuar shkarkimin nga detyra të tij.

Duke marrë parasysh të gjitha skandaleet hetimet dhe abuzimet me miliona euro të bashkisë Tiranë, kujtoj këtu rastin e inceneratorit inekzistent, apo përfitimin e fondeve të bashkisë përmes skemës 5D si dhe tjetërsimin e fondeve të bashkisë për përfitim personal.

Ëshët gjithashtu fakt se Rama pas lotëve të krokodilit uzurpoj bashkinë e Tiranës dhe ky është një veprim antikushtetues që kryeministri kryen me vendim të tij.

Kryeministri nuk ka asnjë tagër që të shkojë e të lajmërojë kryetarin në detyrë, funksion ky që i takon këshillit Bashkiak dhe këtë uzurpim ai e bën sepse është i shqetësuar për veten dhe mandatin e tij si dhe për marrëdhënien që do ketë ai me drejtësinë.

Kërkojmë që Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo ta qajë atë natën, e t’i marrë vendin ditën’, tha ndër të tjera, Ilir Alimehmeti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat