back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMocioni për Onkologjikun rrëzohet/ Sala: Problemet zgjidhen me veprime, jo retorikë

Mocioni për Onkologjikun rrëzohet/ Sala: Problemet zgjidhen me veprime, jo retorikë

Me 26 vota pro dhe 54 kundër, Kuvendi rrëzoi sot kërkesën e opozitës për një mocion me debat mbi gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranë.

Pavarësisht mosmiratimit të mocionit, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, reagoi mbi situatën, duke theksuar se sfidat e spitalit nuk zgjidhen me retorikë politike, por me veprime konkrete.

“Nuk dua të hyj në debatin e procedurës së Parlamentit. Nuk dua të bëj politikë me dhimbjet e pacientëve. Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe, si ministre dhe si mjeke, pasi e kam filluar karrierën time pikërisht në atë spital onkologjik,” u shpreh Sala.

Ministrja deklaroi se ka vizituar çdo skaj të spitalit dhe ka bashkëpunuar me pacientët, familjarët dhe stafin mjekësor pa zhurmë dhe pa media. Ajo theksoi se tashmë janë ndërmarrë masa konkrete:

Rialokim fondesh: Këshilli Administrativ i FSDKSH ka miratuar 200 milion lekë për nevojat urgjente të barnave onkologjike në QSUNT.

Buxhet i dedikuar për 2026: Projekti i buxhetit që do të kalojë së shpejti në Kuvend përfshin 1 miliard lekë vetëm për barnat onkologjike.

“Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike apo duke luajtur me emocionet e pacientëve. Zgjidhen me dedikim, punë dhe bashkëpunim. Çdo pacient që vuan nga sëmundje onkologjike do të trajtohet sipas protokolleve bashkëkohore. Ky proces ka nisur dhe nuk ka kthim pas,” tha ministrja Sala.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat