Ditën e Hënë OpenAI tha se ka lançuar modelin e saj të inteligjencës artificiale që krijon video nga teksti për përdoruesit e ChatGPT Plus dhe Pro duke zgjeruar kështu ofertat e saj në teknologjitë AI multi-modale.
Kompania e mbështetur nga Microsoft, e cila nisi e para “çmendurinë” AI me lançimin e ChatGPT në Nëntor të 2022, vë në shënjestër produktet rivale të Meta dhe Google me modelin më të fundit.
Quajtur Sora, ky model u prezantua për herë të parë në Shkurt, por qasja ishte e kufizuar për qëllime testimi. Tani është i disponueshëm për përdoruesit e ChatGPT Plus dhe Pro nën emërtimin Sora Turbo dhe pa asnjë kosto shtesë.
Përdoruesit do të mund të gjenerojnë video me rezolucion 1080p deri në 20 sekonda të gjata në ekran të gjerë dhe me raporte vertikale ose katrore.
OpenAI tha se Sora nuk do të ishte akoma e disponueshme në BE, Zvicër dhe Britani ndërsa mund të aksesohet në çdo rajon tjetër ku ChatGPT është prezent.
Kompania tha se do të bllokë krijimin dhe ngarkimin e formave abuzive si abuzim seksual i fëmijëve dhe deepfake seksuale për të parandaluar keqpërdorimin e saj./PCWorld Albanian