Pamja e re e Katie Price ka tronditur ndjekësit e saj, të cilët thuajse nuk e njohën në një video të fundit të postuar në Instagram.
47-vjeçarja, dikur modele ikonike, u shfaq duke promovuar një vaj kanabisi, por vëmendjen kryesore e mori transformimi i saj fizik.
Fansat vunë re një humbje të theksuar në peshë, por edhe ndryshimet drastike në fytyrë, të cilat ia atribuojnë ndërhyrjeve të shumta estetike.
Në komente, shumë prej tyre i bënë thirrje të ndalë operacionet, duke theksuar se ka qenë më e bukur kur ishte natyrale.
Nuk duhej të kishte prekur buzët dhe sytë. Ishte kaq e bukur, -shkroi një ndjekës.
Që nga fillimi i karrierës së saj në modeling, Price ka kryer të paktën 16 ndërhyrje në gjoks, tre ngritje të të pasmeve, një rinoplastikë dhe gjashtë lifting të fytyrës.
Megjithëse ajo është përpjekur të ruajë pamjen sipas dëshirës së saj, komentet sugjerojnë se fansat e saj preferonin natyralitetin e dikurshëm.
