back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiMoise Kean “i rilindur”/ Sulmuesi i kombëtares “azzurre” udhëheq Fiorentinën drejt Evropës

Moise Kean “i rilindur”/ Sulmuesi i kombëtares “azzurre” udhëheq Fiorentinën drejt Evropës

Moise Kean po udhëheq skuadrën e Fiorentinës këtë sezon. Një periudhë e jashtëzakonshme për sulmuesin e kombëtares “azzurre”, që pas dopietës të së enjtes ndaj Interit ka kaluar Thuram në renditjen e golashënuesëve të Serie A, ku ai tashmë numëron 15 gola, ndërsa më mirë se sa ai ka bërë vetëm Retegui, me italo-argjentinasin që numëron një gol më shumë se sa ai.

Një lojtar i shndërruar me fanellën “vjollcë”, shumë larg paraqitjeve zhgënjyese të tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Me këtë ritëm Moise Kean pritet të jetë një prej kandidatëve për të qenë “Këpuca e Artë” e këtij sezoni në Serie A.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat