back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMoment historik për Threads/ Platforma numëron 300 milionë përdorues

Moment historik për Threads/ Platforma numëron 300 milionë përdorues

Threads tani është rritur në 300 milionë përdorues dhe më shumë se 100 milionë përdorin platformën çdo ditë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur CEO i Meta, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në platformë.

Më parë, Zuckerberg spekuloi se Threads kishte një shans mjaft të mirë për t’u bërë aplikacioni i ardhshëm i kompanisë me miliarda përdorues, shkruajnë mediat e huaja.

Tani për tani, platforma është ende larg këtij qëllimi, por duket se rritja e saj është përshpejtuar kohët e fundit.

Vjeshtën e kaluar, Threads arriti shifrën e 100 milionë përdoruesve dhe në fillim të nëntorit të këtij viti arriti në 275 milionë.

Ndërsa në vitin 2024, Threads ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar për vitin 2024, i renditur pas aplikacionit Temu. /Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat