back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMonika Kryemadhi: Meta më akuzoi si tradhtare/ "U godita nga ata që...

Monika Kryemadhi: Meta më akuzoi si tradhtare/ “U godita nga ata që sot janë në PS”

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin e Çim Pekës, ku foli hapur për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, përplasjet politike brenda çiftit dhe lëvizjet e ish-bashkëpunëtorëve të LSI-së e Partisë së Lirisë.

Kryemadhi tha se nuk ka asnjë arsye për të gjykuar vendimet e Metës, duke e cilësuar atë si figurë të adhuruar jo vetëm prej saj, por edhe nga shumë të tjerë në politikë. Megjithatë, ajo u ndal edhe te akuzat për “tradhti” që Meta ka artikuluar në të kaluarën, duke kujtuar se vetë ka qenë e etiketuar si e tillë.

“Unë nuk dua të gjykoj dhe sot jam askushi për të marrë vendime dhe për të gjykuar vendimet e Ilir Metës. Jo vetëm Monika, por dhe shumë të tjerë e kanë adhuruar Ilir Metën. S’kanë bërë asgjë kundër tij, kanë qenë besnikë. Po edhe Monikën tradhtare e ka akuzuar. Edhe Elona Gurin tradhtare e ka akuzuar. Ku i ka sot? I ka te Rama?”, deklaroi ajo.

Sipas Kryemadhit, largimi i disa figurave drejt Partisë Socialiste, si Silva Caka dhe Endrit Braimllari, kanë ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e marrëdhënieve të saj me Metën. Ajo i akuzoi ata për manipulim dhe për nxitjen e akuzave ndaj saj.

“Ata që kanë shkuar te PS-ja janë ata që kanë helmuar Ilir Metën në marrëdhënie me Monikën. Edhe Braimllari filloi t’i luftonte të gjithë. Thoshte të hiqeshin që të mos bëheshin deputetë. Pastaj shkoi Silva Caka se do u bënte vetë deputete. I përdorën të tjerët për interesat e tyre”, u shpreh ish-deputetja.

Deklaratat e Kryemadhit vijnë në një kohë kur Partia e Lirisë përballet me tensione të brendshme dhe një dobësim të dukshëm të strukturave, ndërsa marrëdhëniet e saj me Ilir Metën mbeten në qendër të vëmendjes publike dhe politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat