back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Mos e ndiqni Ramën në llucë”/ Mesazhi i Bashës për socialistët e...

“Mos e ndiqni Ramën në llucë”/ Mesazhi i Bashës për socialistët e ndershëm

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet socialistëve të ndershëm duke i ftuar të reflektojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ai thotë se po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.

“Pse pranoni të trajtoheni si dele? A nuk ndjeni turp kur ata që keni votuar notojnë në para të vjedhura, ndërsa ju s’mund të bëni dot një javë pushime?”, shprehet Basha.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Kam një mesazh për socialistët e ndershëm—jo për ata të 7×7=313!

Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.

A nuk ndjeni turp?

Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë.

A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhme—dhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.

Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele!

Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve.

Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën!

Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat