back to top
5.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Mos luaj me dy porta”/ Rama e paralajmëroi, kryebashkiaku refuzon dorëheqjen pas...

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e paralajmëroi, kryebashkiaku refuzon dorëheqjen pas akuzave

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku iu komunikua zyrtarisht akuza për korrupsion në zgjedhje.

Shkreli qëndroi për rreth 30 minuta në ambientet e SPAK dhe i pyetur nga gazetarët nëse do të jepte dorëheqjen pas këtyre zhvillimeve, u shpreh shkurt: “Pse ta jap dorëheqjen, është thjesht një akuzë. Ta shohim.”

Hetimet ndaj tij lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku dyshohet se Shkreli ka qenë i përfshirë në blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit.

Pak muaj më parë, në kuadër të këtij hetimi, atij iu sekuestrua edhe telefoni celular me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Përveç Shkrelit, nën hetim janë edhe tre persona të tjerë.

Në prag të zgjedhjeve, në qarqet politike u përfol se Shkreli kishte “thyer besimin” e kryeministrit Edi Rama duke punuar paralelisht edhe për PSD-në. Madje gjatë një takimi elektoral, Rama i dha një paralajmërim publik: “Kristian, mos më luaj me dy porta.”

Edhe pse i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste, Shkreli njihet si një figurë e afërt me PSD-në e Tom Doshit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat