back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Mos rrini shumë në diell”/ Rama ironizon kritikët e draftit të Kodit...

“Mos rrini shumë në diell”/ Rama ironizon kritikët e draftit të Kodit Penal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të hënë përmes një postimi në rrjetin social “X” , duke ironizuar zërat kritikë që pretendojnë se drafti i ri i Kodit Penal synon të kufizojë lirinë e shprehjes dhe të medias në Shqipëri.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell,” shkruan Rama, me një ton ironik ndaj atyre që kanë ngritur shqetësime publike.

Kryeministri theksoi se drafti nuk është ende një projektligj përfundimtar, por një propozim i ekspertëve, i cili ndodhet në fazën e konsultimit publik, ku të gjitha palët kanë mundësi të shprehin mendimet e tyre.

“Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij,” shkruan Rama.

Sipas tij, problemi real me lirinë në vend nuk qëndron tek një draft ligji, por tek mënyra si një pjesë e shoqërisë e keqpërdor atë.

“Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i Kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj,” përfundon kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat