back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Mosbindja civile”/ 5 kryqëzimet e Tiranës që opozita do bllokojë të martën

“Mosbindja civile”/ 5 kryqëzimet e Tiranës që opozita do bllokojë të martën

Pas takimit të kryetarit demokrat Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve, ku u dha porositë për protestën e së martës, orientimet e posaçme erdhën për deputetët. Përmes një ndarje sipas deputetëve në qarqe, organizatorët kanë përcaktuar dhe zonat e Tiranës që do të bllokohen nga protestuesit gjatë pasdites së 26 nëntorit duke filluar nga ora 17.00.

Pranë godinës së Bashkisë se Tiranës do jenë deputetët Edi Paloka, Dhurata Çupi, Ludovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa bashkë me mbështetësit e degëve 7, 9 dhe 10.

Bllokimi i qarkullimit është parashikuar në zonën e Zogut të Zi.

Pranë urës në Rrugën e Elbasanit do të qëndrojnë demokratët e njësive 1, 2, 3, 4, të Qarkut Dibër, Qarkut Elbasan dhe Qarkut Korçë me deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku.

E bllokuar parashikohet të jetë dhe zona tek Sheshi Wilson me demokratët e degës 5, 12 dhe ato të Qarkut Fier, Berat, Vlorë, ku pranë tyre do të qëndrojnë deputetët Gazmend Bardhi e Bujar Leskaj.

Tek zona e njohur si Pallati me Shigjeta do të qëndrojnë dega 6, 13, 15, 16 si dhe Qarku Lezhë e Shkodër, me deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Helidon Bushati.

Akset që do të bllokohen:

1.BASHKIA

Deget 7, 9, 10 dhe 14

Deputete: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa

2. RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamez, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

3.RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4,  Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce

Deputete: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula,

4.Sheshi Willson

Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore

Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi,

5. Pallati me Shigjeta

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat