back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetMosbindje civile, me 23 dhjetor/ Rrrugët do të bllokohen nga Qafë Priska në...

Mosbindje civile, me 23 dhjetor/ Rrrugët do të bllokohen nga Qafë Priska në Vorë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur orarin e mosbindjes civile.

Gjithashtu ai ka zbuluar edhe se si do të veprojnë në këtë mosbindje civile.

“Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë.

Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje, E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë.

Dhe ta dini që, ka gazetarë të cilët kanë humbur vende për shkrimet që kanë bërë. Janë treguar të mëdhenj. Janë treguar njerëz të lirë, dhe mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre.

Ndaj dhe, e keni parë ju vet se me ç’pasion i paraqisin mediat e botës protestat tona, sepse janë antidiktaturë, sepse janë për liri. Nuk mund të ndodhtë ndryshe.

Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet”, është shprehur Berisha.

Deklarata e plotë:

Qëndresa është mbrojtje, sulmi është sulm. Sulmi është etapa e fitores. Prandaj, le të hidhemi në sulm sot dhe deri më datën 11 të firmosim së bashku fitoren që meritojmë. E meritojmë plotësisht.

Para kësaj kalbësire që kemi ne, kjo nuk mund t’i rezistojë kurrë sulmit tonë.

E patë ju vet, ju e patë. Ai kishte stoqet e raketave më të mëdha, tanket, avionin, të gjitha. Dhe si ia mbathën, si minjtë.

U shua diktatura njëlloj si bora para diellit dhe ia mabthi në Moskë. Edhe Edi Rama do ia mbathë ne Beograd, unë ju them ju. Për ngjashmëri me Assadin, të dy vëllezërit me drogë.

Dhe ai, kishte gjithë ato pasuri, po i duhej dhe droga, se nuk ngopen kurrë. Dhe ky, njëlloj. Por do të kenë fatin e njëjtë, fatin që meritojnë.

Shqipëria nuk meriton kurrë një diktaturë. Ata që vendosin diktaturën në një popull të stërvuajtur, ky do të përgjigjet. Po, po. Le të shkojë dhe prapa diellit.

Pasuritë e tyre do konfiskohen, absolutisht.

Shikoni hotelin në Durrës 20 katësh me pronar një njeri që merr rrogën në bashki. 20 kate hoteli në kristale, në xham i tëri. Secili prej tyre është me 3 vila, 5 vila.

Nga i gjeti ky ministri i Brendshëm 3 vila njëra pas tjetrës? Këta ku t’i kapësh, i kap në krim. Konfiskim, konfiskim dhe vetëm konfiskim. Dhe ta dinë qytetarët se të gjitha do të shndërrohen në vlera për ta. Do t’u kthehen qytetarëve. Po!

Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë.

Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje, E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë.

Dhe ta dini që, ka gazetarë të cilët kanë humbur vende për shkrimet që kanë bërë. Janë treguar të mëdhenj. Janë treguar njerëz të lirë, dhe mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre.

Ndaj dhe, e keni parë ju vet se me ç’pasion i paraqisin mediat e botës protestat tona, sepse janë antidiktaturë, sepse janë për liri. Nuk mund të ndodhtë ndryshe.

Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet.

Jam i sigurtë se, ju do të mobilizoni të gjithë potencialet që kemi për të bërë një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera, më të fuqishmet që kemi realizuar ndonjëherë.

Faleminderit !

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat