Thatësira e tejzgjatur e kësaj vere ka ndikuar në prodhimin e energjisë elektrike. Temperaturat e larta kanë bërë që konsumi i energjisë elektrike të pësoj rritje e nxitur nga përdorimi i kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.
Nisur nga kjo Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është detyruar për të blerë energji elektrike. Në bazë të procedures së publikuar nga ky institucion rezulton se për periudhën 23-29 qershor është blerë energji elektrike në vlerën e 9 milionë eurove.Ndërkohë që në 6 muaj rezulton se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë mbi 57 milionë euro energji elektrike për të plotësuar nevojat në vend.
Për të ulur varësinë nga prodhimi I energjisë hidro tashmë fokusi është vendosur në prodhimin energjisë elektrike nga dielli. Nga të dhënat zyrtare konfirmohet se gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme te prodhimit të energjisë nga parqet Fotovoltaike të cilat prodhuan një sasi prej prej 489 mijë mëh, ose rreth 16% të prodhimit total.
Pavarwsisht se mungesa e reshjeve të shiut ka ndikuar në prodhimin e energjisë treguesit e sektorit energjetik në vend mbeten optimist. Sipas statistikave të Entit Rregullator të Energjisë rezulton se niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 rezultoi 17.93%./abcnews.al