back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaEmri i ish-kreut të Policisë së Shtetit del në dosjen “SKY ECC/...

Emri i ish-kreut të Policisë së Shtetit del në dosjen “SKY ECC/ Kontaktohet nga Morina për trafik droge

Në komunikimet e aplikacionit SKY ECC për operacionin “Ura” është përmendur edhe emri i ish-drejtorit të policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili lidhjet për trafikun e drogës i kishte deri në Ekuador është pyetur nga Ekil Ndërjaku për vëllanë e një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Ish-efektivi duke shfrytëzuar pozicionin e punës që kishte kontrollon të dhënat në sistem, por shkon dhe deri aty sa kërkon informacion edhe nga ish-drejtuesi i policisë, Gledis Nano për këtë rast, por emri nuk rezultonte në sistem.

Gjithashtu lidhur me transportin e drogës, Morina i dërgon mesazh Nderjakut, ku e vë në dijeni se kishte gjetur një kontakt në Gjermani për ngarkesën e lëndës narkotike.

Në disa raste mes tyre shkëmbenin edhe foto të drogës.

Po ashtu Altin Morina komunikon me Ekil Ndërjakun, për të paktën 3 ngarkesa që kishte gati për transport droge dhe i thotë për sasinë e kokainës që ka në dispozicion për tregtim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat