back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Muhabete kot”/ Nxehet Nard Ndoka, përplas mikrofonin dhe largohet nga emisioni

“Muhabete kot”/ Nxehet Nard Ndoka, përplas mikrofonin dhe largohet nga emisioni

Një debati ashpër në studion e rubrikës “Opinion”, ku po diskutohej situata politike në vend dhe si do të ndikojë lirimi i Sali Berishës nga masa e arrestit shtëpiak, bëri që kreu i PDK-së, Nard Ndoka të largohej nga emisioni.

Gazetari Anri Bala, tha se Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD për të arritur qeverinë teknike kërkon aleancë te kryeministri.

Ndoka në ndërhyrjen e tij tha me ironi se edhe Ilir Metën, Edi Rama e do jashtë, edhe pse e mori zvarrë në rrugë.

“Po na e shet Edi Ramën sikur të jetë Zoti. Kush ia la atij qeverisjen, Kristaqi”, tha Ndoka, duke shtuar “ky është debat folklorik”.

“Po si qenka debat folklorik ky, ai ka mandatet në Parlament”, tha Bala.

“Ky është debat kot, çfarë të flasim me këto, më mirë ta mbyllim emisionin”, tha Ndoka, duke u larguar nga studion e News24. Në largim e sipër, kreu i PDK-së tha se “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë muhabete kot”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat