back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetMungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun/ PS pritet të vendosë për...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun/ PS pritet të vendosë për deputeten

Mungesa e Elisa Spiropalit në seancën parlamentare ku u votua për imunitetin e Belinda Balluku është komentuar nga drejtuesit politikë.

Spiropali nuk mori pjesë në këtë seancë, ndërsa për këtë çështje u pyet nga gazetarët kryeministri Edi Rama gjatë një konference.

Rama nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ia kaloi përgjegjësinë kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “Merret Balla me mungesat”, u shpreh ai.

I pyetur sot për këtë çështje, Balla deklaroi se vendimet nuk i merr i vetëm, por në konsultim me grupin parlamentar.

“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat