Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kritikoi opozitën për qëndrimin e saj ndaj skandalit të Bankers, duke e quajtur selektiv në denoncime.
Ai tha se PD nuk po i kushton vëmendje disa koncesioneve me vlera qindra milionë euro dhe përmendi raste konkrete, si një dyqanxhi nga Berati që mori 100 milionë euro për sterilizimin, Check Up-i i Vilma Nushit, laboratorët e Jani Karathanos me vlerë 130 milionë euro dhe dializa e Klodjan Allajbeut me 110 milionë euro.
Murrizi deklaroi se ka folur në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në grupin parlamentar duke theksuar se më mirë një opozitë e dobët se një opozitë selektive, sepse një të dobët qytetarët mund ta mëshirojnë, por një opozitë selektive e marrin inat.
Ai kritikoi mosinteresin për pasuritë publike dhe projektet e lidhura me laboratorët e shtetit dhe dializën, duke theksuar se qytetarët duhet të shkojnë dy herë në ditë për këto shërbime, por opozita nuk reagoi. Murrizi përmendi gjithashtu Mali i Tiranës pas Pallatit të Kulturës dhe theksoi se për këto çështje nuk flitet, sepse kur ndahet diçka, “këtu nuk flet më njeri”.



