back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMurrizi paralajmëron “tërmet” në PD/ "Shtatori do trazoje listat e deputetëve"

Murrizi paralajmëron “tërmet” në PD/ “Shtatori do trazoje listat e deputetëve”

Në prag të legjislaturës së re, Myslim Murrizi, kandidat i listës së hapur dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, paralajmëron zhvillime të forta në vjeshtë që pritet të “trazojnë” listën e deputetëve të PD-së për Tiranën. Edhe pse nuk fitoi mandatin e deputetit, Murrizi shprehet me bindje se do të jetë në Parlament.

“Është e sigurt që do jem atje. Nuk ua heq unë mandatin, e dinë vetë ata që janë në proces gjyqësor dhe hetimor. Nuk uroj askënd që të jetë në burg, por zullumet që kanë bërë do i paguajnë vetë,” deklaroi Murrizi në një intervistë për Top Channel.

Murrizi nuk kursen as kritikat për aksionin opozitar pas humbjes së zgjedhjeve, duke akuzuar PD-në për “opozitë selektive”. Ai shprehet i indinjuar për mosreagimin e demokratëve ndaj aferës së Bankers, që sipas tij ka dëmtuar shqiptarët me 15 miliard euro pasuri nëntokësore gjatë 21 viteve të fundit.

“Je opozitar, por merr ca tendera këtej, merr dhe ca lek për dorovitje dhe bën avokatinë e tyre. Siç kam reaguar për Komisionin Hetimor të Albana Vokshit për koncesionet e shëndetësisë, ka harruar Janis Karathano të koncesionit të laboratorëve dhe Klod Allajbeun e dializës,” theksoi Murrizi.

Ai akuzon edhe të majtët për mbyllje të syve ndaj aktivitetit të Bankers dhe përfshirjen e disa studiove ligjore që sipas tij kanë marrë 13.5 milion euro nga 2019 deri më sot.

Në pritje të suprizave të shtatorit, Murrizi nuk përjashton një garë për kryetar partie nëse Sali Berisha nuk do të jetë kandidat. Ai shpreh gatishmërinë të kandidojë duke theksuar integritetin e tij dhe distancën nga praktikat e vjetra politike.

“Si ish-student i Dhjetorit, si njeri që nuk vij nga komunizmi në PD, si njeri që nuk kam asnjë lek nga paratë publike dhe nuk jam opozitar selektiv, pse jo të jem në garë, madje edhe me Berishën,” deklaroi Murrizi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat