back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetMurrizi sulmon kolegët e PD-së/ Pse Jorida, Gazi dhe të tjerët nuk...

Murrizi sulmon kolegët e PD-së/ Pse Jorida, Gazi dhe të tjerët nuk reagojnë për aferat e mëdha?

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike për skandalin e dyshuar me kompaninë “Bankers Petroleum”.

Përmes një reagimi publik, Murrizi shprehet i habitur se asnjë nga deputetët e opozitës nuk ka folur për këtë çështje, ndërsa akuzon se ata merren me “denoncime të vogla” dhe anashkalojnë një aferë që sipas tij arrin në 15 miliardë euro.

“Më habit shumë si nuk kanë folur asnjë fjalë për vjedhjet e kompanisë Bankers Petrol këta ‘denoncuesit’ e mëdhenj të PD-së që nuk lënë gjë pa denoncuar. Pse nuk flet ti Jorida? Po ti Gazi? Po ti Gjekmarkaj, qoftë edhe në mënyrë satirike siç bën shpesh?”, shkruan Murrizi, duke përmendur emra të njohur të opozitës.

Ai përmend gjithashtu edhe koncesionet në shëndetësi, si ato të Jani Karathanasit dhe Klod Allajbeut, me vlera përkatëse prej 130 dhe 110 milionë euro, duke pyetur se përse as këto nuk janë denoncuar nga deputetët e PD-së.

“Flisni mor opozitar, flisni për çdo aferë korruptive, tender e koncesion hajdut!”, shton Murrizi, duke akuzuar se deri dje, sipas tij, ish-kryetari Lulzim Basha nuk i lejonte të flisnin për koncesione të tjera si ai i rrugës Thumanë-Kashar, Aeroportit të Rinasit apo Portit të Durrësit.

Në fund të reagimit të tij, Murrizi shtrin kritika edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke pyetur se përse nuk ka reaguar ende për çështjen e Bankers Petroleum.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat