back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniMurtezani: RMV-ja radhitet vendi i parë në rajon që përfiton nga Plani...

Murtezani: RMV-ja radhitet vendi i parë në rajon që përfiton nga Plani për Rritjen e BE-së

Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar sot se Maqedonia e Veriut radhitet si vendi i parë në rajon që përfiton nga Plani për Rritjen e BE-së.

Murtezani shton se si koalicion VLEN janë të orientuar drejt integrimit të vendit në BE.

“Ne si VLEN prej kur kemi filluar më punë kemi arritur të dëshmojmë në mënyrë të qartë që shumë punë e projekte janë të prekshme për ju qytetarë të nderuar. Në këtë drejtim, një nga prioritet dhe zotimet tona ashtu siç e dini edhe ju që ngjashëm sikurse gjatë fushatës edhe pas saj ka qenë dhe vazhdon të mbetet integrimi evropian.

Dhe, këtë po e dëshmojnë me rezultate konkrete të arritura, ku për privilegjin tim dhe fatin tuaj të mirë jam i përzgjedhur si Koordinator Nacional të Agjendës Reformuese për Planin për rritje të Bshkimit Evropian, me çka kam nënshkruar Marrëveshjen për Instrumentin për Reforma dhe rritje.

Ju njoftoj që shumë shpejt edhe Kuvendi do ta ratifikojë Marrëveshjen për Instrumentin për reforma dhe rritjen me çka do të lirohen gjithsej 52.5 milionë euro, pra këstin e parë të pagesës prej mbi 750 milionë euro të cilat na takojnë neve si shtet përparimtar dhe që synon progres.

Për të kumtuar lajmin e mirë brenda këtij njoftimi të mirë e të dobishëm është që vendi ynë do të jetë i pari në rajon i cili pritet për t’i marrë mjetet e para nga Plani për rritjen e BE-së për Ballkanin Perëndimorë. Kjo është mundësi ideale që sa më parë të fillojmë me punë konkrete në drejtim të zhvillimit.

Pra, falë përkushtimit tonë pa rezervë ne si VLEN tani më kemi Marrëveshjen për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, duke hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin financiar me Bashkimin Evropian.

Prandaj, vlerësoj që ky është një hap strategjik që forcon rrugëtimin tonë evropian dhe sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e vendit tonë”, informon Murtezani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat