back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMziu: Sulmi është sinjal për të frikësuar opozitën dhe qytetarët

Mziu: Sulmi është sinjal për të frikësuar opozitën dhe qytetarët

Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e kaluar pranë banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në Kodër Kamzë, rruga “Arbrit”. Deputeti dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi, por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Mziu e konsideroi incidentin si një akt hakmarrjeje politike për qëndrimet e tij kundër qeverisë, duke shtuar se nuk ka konflikte personale me askënd që të shpjegojnë sulmin. Ai paralajmëroi se ngjarja ka një prapavijë politike dhe synon mbylljen e gojës së opozitës.

“Është një sinjal nga kjo mazhorancë për të frikësuar dhe për të ndaluar reagimin opozitar”, tha Mziu, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pas qëndrimeve të opozitës në parlament dhe kundër politikave të qeverisë.

Deputeti shtoi se policia ka marrë të gjitha masat, ka kryer ekspertizën e tritolit dhe po analizon kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët. Ai shprehu shpresën se organet e rendit do të zbardhin ngjarjen, por theksoi mungesën e besimit në kapacitetin e policisë për të zbuluar autorët politikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat