Mes Serie A dhe Champions, Inter mbetet në garë, me ekipin zikaltër që synon me kohë të plotë të mbyll sezonin me trofe. Simone Inzaghi është i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij deri në këtë pikë të sezonit, por fillimisht kërkon të mbyll sa më shpejt llogaritë me kualifikimin për më tej në Champions League. Me “laps dhe letër” në dorë, përpara sfidës kundër Bayer Leverkusen, Inzaghi është i qartë që ekipit të tij i duhen edhe 5 pikë në Champions për të qenë të qetë më pas në Serie A aty ku duhet të bëjnë llogaritë me ekipe si Atalanta:
“Me 18 pikë është thuajse e sigurt që kualifikohemi, na duhen edhe 5 pikë, por ne dëshirojmë t’i bëjmë sa më shpejt. Rrugëtimi ynë më mbush me krenari, por ne e njohim shumë mirë Bayer, duhet të jemi të kujdesshëm.
Atalanta favorite në Serie A? Më duhet t’i bëj komplimentet e mia për atë që kanë bërë në Evropë dhe Serie A në vitet e fundit, por e kam pak të vështirë të them se janë favoritë, por e sigurt është se ky do të jetë një kampionat shumë i konkurruar me shumë protagonistë, ndryshe nga vitet e fundit”, u shpreh Inzaghi.