back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVideo-"Na keni kthyer një vit pas"/ Me kë po flet Kryeministri në...

Video-“Na keni kthyer një vit pas”/ Me kë po flet Kryeministri në telefon?

Kryeministri Edi Rama është filmuar këtë të enjte gjatë vizitës së tij në Itali, teksa duket i acaruar gjatë një bisede telefonike. Nga pamjet e publikuara nuk dihet identiteti i bashkëbiseduesit nga ana tjetër e linjës, por Rama shihet duke folur me zë të lartë dhe duke shfaqur irritim.

Në një pjesë të bisedës, kryeministri dëgjohet duke thënë:

“Mbledhje grupi… Ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni…”

Rama po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Romë. Në këtë takim pritet të finalizohen 16 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, pjesë e forcimit të lidhjeve bilaterale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat