back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNafta në Shpirag/ Rama: Kompania Shell po përpiqet që të bëjë pazar...

Nafta në Shpirag/ Rama: Kompania Shell po përpiqet që të bëjë pazar në traditën holandeze

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri tha se kompania Shell po përpiqet të bëjë pazar në lidhje me naftën e Shpiragut.

Fakti që ata po përpiqen të bëjnë pazar sipas traditës holandeze, tregon se ka një vlerë të madhe, u shpreh Rama.

Sipas kryesocialistit, cilësia është shumë e lartë në Shpirag, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese.

Rama: Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat