Naftëtarët e sektorit hidrokarbur dolën sot në protestë, duke mbajtur pankarta në duar dhe kërkuar që kontrata aktuale e kompanisë Bankers Petroleum të mos zgjatet pa firmosur një marrëveshje të re që garanton të drejtat e tyre.
Gjatë protestës, punonjësit theksuan se greva nuk është vetëm simbolike:
“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasni abonimin e kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Duhet një marrëveshje e re me ne,” deklaruan ata.
Sipas sindikatës, mungesa e transparencës për kontratat ekzistuese dhe informacionit zyrtar për një marrëveshje të ardhshme ka shtyrë naftëtarët drejt paralizimit të punës.
Protestuesit paralajmëruan se do të ndërpresin punën deri në arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa sindikata ka theksuar se greva mund të ashpërsohet në ditët në vijim. Deri tani, nuk ka reagim zyrtar nga drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum.