back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiNBA/ Chicago befason Boston, LeBron James thyen tjetër rekord

NBA/ Chicago befason Boston, LeBron James thyen tjetër rekord

Supriza e të papritura dhuruan sfidat e NBA të enjten në mbrëmje. Humbasin në mënyra befasuese kampionët në fuqi të Boston Sëlltiks, që u mposhtën në shtëpi nga Çikago Kampionët e Boston u mundën 117-108 në fushën e tyre, duke humbur ndjeshëm terren në renditje. Zach LaVine me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tatum për vendasit.

Humbet edhe ekipi i Golden State, që u mund 144-93 nga Memphis. Vendimtar stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 81 pikë.

Pas kohës shtesë fiton San Antonio, që mundi 133-126 Atlanta, sfidë ku u dallua Wembanyama, autor i 42 pikëve.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Lakers, që mundi 113-100 Sacramento. Ndeshje e mirë për Reaves, që realizoi 25 pikë, mbështetur nga Davis me 21 pikë e 19 rebound. Në këtë ndeshje, LeBron James vendosi rekordin e minutave të luajtura në kohën e rregullt në NBA, me 57.471 minuta. Ai kaloi një legjendë si Kareem Abdul Jabbar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat