back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiNBA/ Golden State kalon Houston, Cleveland surprizohet në gjysmëfinale nga Indiana

NBA/ Golden State kalon Houston, Cleveland surprizohet në gjysmëfinale nga Indiana

Golden State avancon më tej, pas suksesin në ndeshjen e 7 ndaj teksanëve të Houston Rockets në fushën e këtyre të fundit.  Ekipi i Golden State, fitoi 103-89, duke e mbyllur serinë 4-3. Buddy Hield me 33 pikë ishte lider në fushë për Warriors, mbështetur edhe nga Curry me 22 pikë e Butler me 20 pikë, një trio që bëri diferencën në parket për miqtë.

Ndërkohë nis me supriza sfida e parë e fazës gjysmëfinale, në Konferencën e Lindjes, kjo pasi Indiana befasoi Cleveland në fushën e tyre pas suksesit 121-112, duke e nisur mbarë këtë fazë. Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 17 pikë, me kolektivitetin që edhe njëherë del në pah si arma kryesore për Pacers. Donovan Mitchell realizoi 33 pikë për Cavaliers, por që s’mjaftuan për të fituar në fushën e tyre.

Në këtë mënyrë është konfiguruar plotësisht edhe faza gjysmëfinale në të dyja konferencat në këtë sezon të NBA. Kështu në Lindje krahas Cleveland-Indiana do të përballen edhe Boston Celtics me New York, ndërsa në Perëndim sfidë e zjarrtë pritet të jetë ajo mes Oklahomas dhe Denver Nuggets, ndërsa jo më pak interesante do të jetë edhe përballja mes Minesotës dhe Golden State.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat