Skuadra e Phoenix Suns mposht Lakers. Në sfidën më të rëndësishme të mbrëmjes së të martës në NBA, vendasit mposhtën kalifornianët me shifrat 127-100, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit. Davis realizoi 25 pikë e 15 rebound për Lakers, por që s’mjaftuan.
Ndërkohë që për Suns u dalluan Booker me 26 pikë si dhe Durant e Beal me nga 23 pikë secili.
Fitore të vështirë korri Milwaukee Bucks, që mundi 106-103 Miami në fushën e këtij të fundit. Lillard me 37 pikë e 12 asist ishte lider në fushë për miqtë, duke rikthyer Milwakken në shinat e duhura, pas një nisje të sezonit shumë negative.
Nuk zhgënjen ekipi i Chicago Bulls, që triumfoi 127-108 ndaj Washington në transfertë, ku protagonist ishte Coby White me 21 pikë.
Vijon ndërkohë ecuaria pozitive e texanëve të San Antonio Spurs, e cila mposhti 128-115 Utah Jazz, sfidë ku rikthehet protagonist Wenbanyama, që realizoi 34 pikë për Spurs.
Në sfidën tjetër ekipi i Houston, falë 27 pikëve e 11 rebound të VanVleet, mundi 117-111 Minnesotan jashtë fushe./BW