back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNdërhyrja që u kthye në tragjedi/ 54-vjeçarja ndërron jetë, hetim për mjekun

Ndërhyrja që u kthye në tragjedi/ 54-vjeçarja ndërron jetë, hetim për mjekun

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private, pranë spitalit të qytetit.

Viktima, që është identifikuar si Valbona Xhai, banuese në Durrës, u përcoll këtë mesditë në banesën e fundit.

Sipas policisë vendore, ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekut 59-vjeçar Ilir Shani, me akuzën e “neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Mjeku kirurg po hetohet lidhur me rrethanat që çuan në humbjen e jetës së pacientes pak orë pas operacionit. Sipas legjislacionit penal shqiptar, në rastet kur neglizhenca mjekësore shkakton vdekjen e një personi, parashikohet dënim me burgim deri në 2 vjet.

Denoncimi për rastin është bërë nga familjarët e viktimës, konkretisht bashkëshorti i saj, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për hetimin e mëtejshëm të rastit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat