back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNdërtesa, llogari bankare e kompani/ Bie perandoria e Suel Çelës në Itali

Ndërtesa, llogari bankare e kompani/ Bie perandoria e Suel Çelës në Itali

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Prokurorinë e Veronës dhe mbështetjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Guardia di Finanza, ka goditur një rrjet kriminal ndërkombëtar të drejtuar nga Suel Çela, i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge dhe vepra të tjera të rënda penale.

Sipas SPAK, organizata kriminale e Suel Çelës është përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian, me qendër veprimi edhe në Itali. Si rezultat i hetimeve intensive është realizuar sekuestrimi i një portofoli të konsiderueshëm pasuror, me vlerë mbi 4 milionë euro, përfshirë:

Një ndërtesë në Nogarole Rocca (Verona);

Një kompleks me 30 njësi (zyra dhe dyqane), me vlerë rreth 3 milionë euro;

Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë, me vlerë afro 400 mijë euro në vit;

Një shoqëri ndërtimi me kuota 100% të zotëruara nga organizata, aktive në Itali.

Hetimet tregojnë se fondet kriminale të siguruara nga Suel Çela dhe vëllai i tij, Mario Çela, janë transferuar nga Shqipëria në Itali, për të investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese ndërtimi, me qëllim pastrimin e parave.

Suel Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij ndodhet i dënuar në Belgjikë për një vrasje mafioze në Antwerp.

SPAK thekson se ky operacion dëshmon lidhjet e ngushta ndërkombëtare të organizatës dhe strategjinë e saj për pastrimin e të ardhurave kriminale nëpërmjet investimeve në territorin europian.

Në kuadër të këtij hetimi, janë ushtruar kontrolle edhe ndaj personave të tjerë në Shqipëri dhe Itali, si dhe ndaj subjekteve tregtare, me qëllim grumbullimin e provave shtesë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat