Një studim i botuar në revistën Earth’s Future, nga studiues të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), ka konfirmuar se qyteti i New York-ut po fundoset ngadalë për shkak të peshës së ndërtesave të tij gjigante.
Sipas studimit, pesha e përgjithshme e ndërtesave të qytetit arrin në rreth 1.68 trilionë paund (rreth 760 miliardë kilogramë). Kjo barrë e jashtëzakonshme po bën që qyteti të zhytet me një ritëm prej 1 deri në 2 milimetra në vit.
Ky fenomen njihet si subsidence, një proces natyror i uljes së tokës, por që përkeqësohet ndjeshëm nga infrastruktura urbane masive dhe ngritja e nivelit të detit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Rreziku? Shkencëtarët paralajmërojnë se, edhe pse fundosja është graduale, ajo mund ta bëjë qytetin më të ekspozuar ndaj përmbytjeve në të ardhmen.
