back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNdizet drita jeshile nga 27 ambasadorët e BE-së/ Shqipëria në rrugë drejt...

Ndizet drita jeshile nga 27 ambasadorët e BE-së/ Shqipëria në rrugë drejt anëtarësimit

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar vijimin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, duke i dërguar qeverisë shqiptare ftesën zyrtare për hapjen e grupkapitullit të pestë. Ky kapitull i fundit në bisedimet për anëtarësim përfshin fushat kyçe të Bujqësisë dhe Kohezionit.

Sipas burimeve zyrtare, pritet që veprimi të formalizohet në shtator gjatë konferencës ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel. Në këtë konferencë do të diskutohen edhe pesë grupkapitujt e tjerë të hapur më parë, në vijim të procesit të negociatave që nisi në tetor të vitit të kaluar.

Zyrtarët e BE kanë shprehur vlerësim për përparimin e shpejtë dhe serioz të bisedimeve, duke theksuar besimin se të gjitha grupkapitujt mund të përfundojnë brenda vitit 2027, një hap ky i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në union.

Procesi i negociatave përfshin fusha thelbësore si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik dhe reforma e administratës publike. Hapja e kapitullit të fundit, atë të Bujqësisë dhe Kohezionit, sinjalizon një afrimitet të madh në përmbushjen e standardeve të BE-së.

Sipas planeve të Brukselit, procesi i anëtarësimit nuk përfundon vetëm me përafrimin e legjislacionit, por edhe me zbatimin e tij praktik në jetën e përditshme, si dhe me përgatitjen e ekonomisë shqiptare për të konkurruar në tregun e përbashkët europian.

Në këtë kuadër, janë rritur edhe financimet e dedikuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve kyç, përfshirë bujqësinë, si dhe për të përmirësuar infrastrukturën dhe kohezionin social e ekonomik.

Qeveria shqiptare ka deklaruar si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke bërë thirrje për angazhim maksimal në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të kërkuara nga negociatat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat