back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNdoqi të miturin dhe e plagosi në krah/ Prokuroria zbardh ngjarjen, arrestohet...

Ndoqi të miturin dhe e plagosi në krah/ Prokuroria zbardh ngjarjen, arrestohet pedofili

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat u arrestua shtetasin S.O. për veprën penale ‘Ngacmimi seksual” e parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Më 25.11.2024, shtetasi i mitur A.Gj., ka bërë kallëzim penal ndaj këtij personi, duke e denoncuar se e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.712/2024 ndaj këtij shtetasi për ngacmim seksual ndaj një të mituri, u krye Akti i Ekspertimit Mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mprehës. I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasiK.Gj, babai i të miturit, deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se shtetasi A.Gj kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet personi i identifikuar si shtetasi R.O., i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi R.O. ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual”parashikuarnga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të shtetasit R.O, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Gjithashtu, kjo masë synon edhe parandalimin e ngjarjeve më të rënda si dhe garanton interesin më lartë të fëmijës së mitur. Prokuroria kërkon që masa e dënimit të jetë jo më pakë se katër vjet në maksimum, pasi vepra në rastin konkret dënohet në maksimumin e saj me 7 (shtatë) vjet burgim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat