Eduart Merkaj është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Vendimi për emërimin e tij është marrë ditën e sotme, duke i besuar Merkajt drejtimin e institucionit që ka në fokus hetimin e shkeljeve dhe veprimeve të paligjshme nga efektivët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore luan një rol të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe llogaridhënies brenda institucioneve të rendit, ndërsa emërimi i Merkajt vjen në një moment kur pritet rritje e transparencës dhe efikasitetit në hetimin e rasteve të abuzimeve me detyrën.



