back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNdryshime të mëdha në pronësinë e markave tregtare/ Bizneset njoftohen për ligjet...

Ndryshime të mëdha në pronësinë e markave tregtare/ Bizneset njoftohen për ligjet e reja

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka apeluar tek bizneset dhe individët që të informohen për hyrjen në fuqi më 16 gusht të dy ligjeve të reja që sjellin ndryshime të rëndësishme në kuadrin ligjor për pronësinë e markave tregtare në Shqipëri.

Ligjet synojnë shkëputjen e rregullimit të markave nga ligji ekzistues “Për Pronësinë Industriale” dhe përafrimin e plotë me standardet dhe direktivat evropiane. Ky ndryshim vjen si një përmirësim i kuadrit ligjor dhe funksional për mbrojtjen e markave dhe shpikjeve, duke i përshtatur ato me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ndryshimet kryesore të ligjit të ri përfshijnë:

Përkufizime të qarta për lloje të ndryshme markash, duke përfshirë markat tregtare, kolektive, certifikuese dhe ato të mirënjohura.

Shtimin e shkaqeve absolute dhe relative për refuzimin e regjistrimeve, duke përfshirë edhe refuzimin e markave në rast keqbesimi.

Të drejta ekskluzive për pronarët e markave, me mundësi ndalimi të përdorimit të shenjave identike ose të ngjashme nga palë të treta.

Mbrojtje të veçantë për markat me reputacion të mirë, edhe nëse produktet nuk janë të ngjashme.

Vendosjen e rregullave për transferimin e pronësisë së markave dhe rëndësinë e përdorimit të tyre real brenda 5 viteve nga regjistrimi.

Krijimin e tre organeve administrative të reja brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale: Dhoma e Kundërshtimeve, Dhoma për Shfuqizim dhe Pavlefshmëri, dhe Bordi i Apelit, për një trajtim më efikas të çështjeve të markave.

Ministri Gonxhja thekson rëndësinë që bizneset dhe individët të njohin këto ndryshime dhe të marrin masat e nevojshme për të përfituar nga sistemi i ri ligjor, që ofron mbrojtje më të fortë dhe rregullime më të qarta për pronësinë e markave në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat