back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 5 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNdryshon mosha e pensionit në 2026/ Rritet vjetërsia në punë

Ndryshon mosha e pensionit në 2026/ Rritet vjetërsia në punë

Me nisjen e vitit 2026 hyjnë në fuqi ndryshime të reja në skemën e pensioneve, të parashikuara nga reforma e miratuar në janar të vitit 2015, e cila parashikon rritje graduale të moshës së daljes në pension dhe të viteve të vjetërsisë në punë për të dy gjinitë.

Sipas legjislacionit në fuqi, gjatë vitit 2026 gratë duhet të kenë mbushur moshën 62 vjeç për të përmbushur kriteret e daljes në pension. Reforma parashikon që mosha e pensionit për gratë të rritet me dy muaj çdo vit, duke arritur në 63 vjeç në vitin 2032.

Pas kësaj periudhe, rritja graduale e moshës së daljes në pension do të prekë edhe burrat, me objektivin që të dyja gjinitë të dalin në pension në moshën 67 vjeç deri në vitin 2056.

Ndërkohë, edhe pse mosha e pensionit për burrat në vitin 2026 mbetet 65 vjeç, ata ndikohen drejtpërdrejt nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Nga 1 janari 2026, një burrë duhet të ketë 39 vite sigurimi, krahasuar me 35 vite që kërkoheshin në dhjetor të vitit 2014.

E njëjta rritje graduale e vjetërsisë në punë aplikohet edhe për gratë, paralelisht me rritjen e moshës së daljes në pension.

Sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore”, vjetërsia në punë është një element kyç në përllogaritjen e masës së pensionit të pleqërisë. Formula e pensionit përbëhet nga një shumë bazë, e barabartë me pensionin social, e shumëzuar me vitet e sigurimit të individit dhe e pjesëtuar me vitet e kërkuara të vjetërsisë në punë.

Mosha e daljes në pension në vitin 2026

Burra: 65 vjeç

Gra: 62 vjeç

Vjetërsia në punë

Viti 2025: 38 vjet e 8 muaj

Viti 2026: 39 vjet

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat