back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiNë Arabi çmenden për yllin e Barcelonës/ Gati të ofrojnë 350 milionë...

Në Arabi çmenden për yllin e Barcelonës/ Gati të ofrojnë 350 milionë euro për ta blerë

Në Arabinë Saudite ëndërrojnë të sjellin mesfushorin spanjoll Pedri.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, mesfushori i Barcelonës ishte më i vlerësuari gjatë Superkupës së Spanjës që u zhvillua në Arabi dy javë më parë.

Ndaj, një klub saudit, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, është gati të ofrojë 350 milionë euro për klubin “blaugrana” për ta blerë 22-vjeçarin.

Pedri, i cili ka një klauzolë prej një miliard eurosh, ende dëshiron të qëndrojë te Barça, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2026.

Por, vështirësitë financiare që po kalojnë katalanasit mund ta detyrojnë ta largojnë lojtarin më herët. Natyrisht që bëhet fjalë për një transferim të mundshëm në verë dhe jo këtë janar.

Mesfushori është në sezonin e tij të pestë me këtë fanellë dhe në 174 takime zyrtare me Barcelonën ka realizuar 24 gola.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat