Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar situatën Brenda Partisë Socialiste.
Sipas tij po zhvillohet një betejë kriminale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Më tej ai është ndalur tek kontrolli i SPAK-ut në biznesin e Ajola Xoxës.
“Kanë shkuar në Harabel, në galerinë e saj. Thasë me euro. 220 e sa mijë euro. Salla sa kjo për masazhe, galeri arti. Për masazhe, tajlandezë. Absolutisht po. Galeria duhet të ishte e artit gjoja.
Por tani çfarë po bëjnë? Në këtë moment që po flas me ju, po bëjnë çdo përpjekje që 220 mijëshin ta shkruajnë 20 mijë. Kjo është e vërteta, janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të Skapit dhe tani duan të ndryshojnë dokumentet”, është shprehur Berisha.
Deklarata e plotë:
Kërkon mandat të katërt në një kohë kur është në rreth të kuq.
Rezolutat e votuara muajin e fundit, atë dhe regjimin e tij, e fusin në rreth të kuq. Komplet, narkoshtet. Por Europa nuk është Amerika latine.
Një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth. Është një shkrirje e plotë siç e thotë rezoluta, e shtetit me krimin dhe një sipërmarrje e përbashkët kriminale shtet-krim, që mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën.
Ju e dëgjuat, shkuan të kontrollojnë Erion Veliajn, i la 1 orë e gjysëm tek dera. Në një kohë kur kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, e morën pa mandat arresti. Nuk është e vërtetë, nuk i kanë paraqitur asnjë mandat. E rrëmbyen, e zvarritën, e goditën vetëm për të terrorizuar qytetarët.
Aty pritën 1 orë e gjysëm, 2 gjer sa Velica u hapi derën dhe çfarë thanë? I morëm telefonin. Shkoi aty, e kam thënë dhe e them prap, shkoi eksponenti i klanit të Xibrakës dhe i tha Edi Ramës, se të gjithë dokumentet që ekzistojnë për pjesëmarrjen e Olsi Ramës, në klanin e Xibrakës, do të publikohen nëse nuk tërhiqesh.
Dhe Edi Rama u tërhoq.
Kanë shkuar në Harabel, në galerinë e saj. Thasë me euro. 220 e sa mijë euro. Salla sa kjo për masazhe, galeri arti. Për masazhe, tajlandezë. Absolutisht po. Galeria duhet të ishte e artit gjoja.
Por tani çfarë po bëjnë? Në këtë moment që po flas me ju, po bëjnë çdo përpjekje që 220 mijëshin ta shkruajnë 20 mijë. Kjo është e vërteta, janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të Skapit dhe tani duan të ndryshojnë dokumentet. Në një kohë kur, u numëruan, u regjistruan 220 mijë dhe tani duan ti bëjnë 20 mijë.
U ndala jo për të shuar kuriozitetin e qytetarëve, por për të treguar se çfarë tensionesh ka mes tyre, çfarë beteje kriminale ka midis tyre.