back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Ne do të ngrihemi”/ Berisha paralajmëron protestë për qeveri teknike

“Ne do të ngrihemi”/ Berisha paralajmëron protestë për qeveri teknike

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi të premten se opozita do të mobilizohet fuqishëm në rrugë dhe sheshe për të garantuar krijimin e një qeverie teknike dhe për sigurimin e votës së lirë.

Në një fjalim për mediat, Berisha komentoi raportin e fundit mbi zgjedhjet dhe theksoi se kapitulli për diasporën është deficitar, por kjo nuk zbeh vlerën e raportit. Ai siguroi se vërejtjet për diasporën do të paraqiten edhe në Europë për një njohuri më të plotë të situatës:

“Ne do ua dërgojmë këtë vërejtje dhe do e paraqesim kudo në Europë edhe pjesën e diasporës, ndonëse deklaron se 43 mijë raste nuk u regjistruan. Por një analizë e plotë për diasporën i mungon raportit,” – tha Berisha.

Ai kritikoi ndërhyrjet e qeverisë dhe ministrisë gjatë procesit të votës së diasporës, duke i cilësuar ato si të turpshme, dhe nënvizoi se një qeveri teknike nuk mund të krijohet pa presionin e fuqishëm të qytetarëve në rrugë dhe sheshe:

“Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë. Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.”

Berisha foli edhe për përfshirjen e partive opozitare në reforma, duke siguruar se PD do të përpiqet për një përfaqësim maksimal të opozitës në komisione dhe do të respektojë konsensusin dhe bashkëpunimin me aleatët:

“Ne arritëm të gjejmë një kandidat të përbashkët për Tiranën, që ishte diçka shumë pozitive. Ne do arrijmë që për hir të votës së lirë të kenë përfaqësimin dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nuk do përdorim kundër aleatëve tanë qëndrim tjetër përveç konsensusit, mirëkuptimit dhe ujdisë,” – tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat