back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetFoto-Në fshatin Panarit trashësia e dëborës arrin deri në 2 metra/ Zhbllokohen...

Foto-Në fshatin Panarit trashësia e dëborës arrin deri në 2 metra/ Zhbllokohen rrugët

Në majën e mashkullores në Panarit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 1.5 metra, ndërkohë që në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve të dëborës, ajo shkon deri në 2 metra.

Sipas informacioneve, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar rrugët dhe për të mundësuar kalimin e mjeteve.

Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë, të cilat janë të domosdoshme në këtë rrugë.

Për ato mjete që e kanë të detyrueshme të lëvizin drejt fshatit Panarit autoritetet këshillojnë shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për përdorimin e zinxhirëve dhe mjetet përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat