Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela, i shoqëruar nga mbrojtësi ligjor Isuf Shehu.
Ky i fundit ndodhej në kërkim që prej muajit korrik të vitit të shkuar, pas një operacioni të zhvilluar nga prokuroria e posaccme antikorrupsion në kuadër të hetimeve për dosjen e cilësuar si “Zarka”.
Për këtë dosje ndodhet i arrestuar ish kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka , teksa Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj janë në kërkim.
Urdhër arrestet nga SPAK u lëshuan pas zbërthimit të bisedave nga aplikacioni Sky Ecc.
Sipas Prokurorisë së posaccme të dyshuarit kanë marrë dhe i kanë dhënë ryshfet funksionarëve te drejtësisë në 8 ccështje penale, 4 nga të cilat të lidhura me dosjen “Toyota Yaris”, që kur kjo dosje ka qenë të ish prokuroria e krimeve të rënda.