back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNë kërkim të kandidatit/ Berisha i “dorëzon” Tiranën, Ramës?

Në kërkim të kandidatit/ Berisha i “dorëzon” Tiranën, Ramës?

Etleva Skonja

Partia Demokratike nuk ka vendosur ende se cili do të jetë kandidati që do të garojë për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, ndërkohë që Partia Socialiste ka propozuar Ogerta Manastirliun, e cila edhe pse jozyrtarisht ka nisur tashmë fushatën.

Situata ka ngjallur spekulime të shumta në media dhe te qytetarët, duke e vendosur PD-në në një pozicion më të vështirë për mobilizimin e bazës elektorale.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se vendimi për kandidatin nuk është marrë ende dhe se partia po shqyrton të gjitha mundësitë.

‘“Ende nuk kemi vendosur për kandidatin që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut. Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë, pasi është e rëndësishme që PD të paraqesë një alternativë të fortë dhe të besueshme për qytetarët e Tiranës,” tha Berisha.

Në këtë kuadër, zgjedhjet bashkiake në Tiranë pritet të jenë një betejë e fortë politike, ku PS ka avantazhin e nisjes së fushatës, ndërsa PD po përpiqet të krijojë një kandidatë dhe një strategji të fortë për të sfiduar një prej kandidatëve më të njohur të socialistëve.

Situata aktuale ngre shqetësime në radhët e PD-së dhe tek mbështetësit e saj, që presin një vendim të shpejtë për kandidatin, për të mos humbur terrenin në kryeqytet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat