Në takimin e organizuar nga departamenti “Brain Gain”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi kontributin e anëtarëve të këtij departamenti për pasurimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike në një kohë sfidash. Berisha theksoi se puna e tyre ka sjellë një dimension të ri dhe të vërtetë për partinë, duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë demokratike. Ai kujtoi arritjet e Partisë Demokratike nga viti 1992 deri në vitin 2013, duke theksuar transformimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke e lidhur atë me korrupsionin dhe centralizimin e pushtetit. Përmes fjalimit të tij, Berisha theksoi rëndësinë e luftës për liri, demokraci dhe drejtësi në vend.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, lideri i opozitës Sali Berisha ka theksuar se demokratët do të fitojnë në zgjedhjet e 11 majit, pasi piramida e ndërtuar mbi mashtrimin dhe krimin do shembet. Ai u shpreh se demokratët përgjatë këtyre 3 viteve, ‘nuk kishin mbështetje, para, fonde, për veprimtarinë e tyre, por kishin vetëm të vërtetat që mbrojtën, vendosmërinë e tyre për të qëndruar në mbrojtjen e atyre të vërtetave, pavarësisht se kush i sulmonte, pavarësisht nga fuqia e jashtëzakonshme e atyre që i sulmonin’.
Kryedemokrati Sali Berisha ka vlerësuar punën e vlerësuar punën e Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, duke e quajtur ‘një manual për çdo qytetar që do të përballet me propagandën toksike të narkoshtetit’. Në fjalën e tij gjatë takimit me anëtarët e këtij departamenti, Berisha theksoi se narko-diktatura e Edi Ramës ka tiparet e veta që në disa aspekte ia kalojnë edhe asaj të Enver Hoxhës, ku në thelb të saj ka propagandën që mashtron qytetarët.
Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga departamenti “Brain Gain”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e angazhimit të qytetarëve, veçanërisht atyre jashtë vendit, në procesin zgjedhor. Ai u bëri thirrje studentëve, intelektualëve dhe specialistëve shqiptarë që jetojnë jashtë të kontribuojnë aktivisht në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese të votës.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha vuri në dukje se është një mundësi e jashtëzakonshme që një numër i madh shqiptarësh jashtë vendit të mund të shprehin vullnetin e tyre politik. Ai e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm për ndryshimin dhe rotacionin politik që kërkon Shqipëria. Lideri demokrat përmendi gjithashtu programin e PD si një shpresë për transformimin dhe shpëtimin e vendit.
FJALA E PLOTE:
Një përshëndetje të përzemërt, ju anëtarëve të departamentit Brain Gain dhe Ekselencave, për punën e çmuar, risitë shumë të rëndësishme dhe kontributet që ju dhatë me veprimtarinë tuaj, dhe jepni në PD.
Ju ja dolët ti jepni kësaj partie në kohë të vështira një dimension që ajo nuk e ka patur ndonjëherë. Një dimension të ri, modern, të bukur, të vërtetë dhe kjo pa diskutim ka pasuruar PD-në shumë, ka ndikuar në tërësi, në jetën e saj.
Ky është publikimi i dytë i juaji, pas publikimit ‘Punët e Mira të PD-së’, të cilat e vërteta është se janë ndërtesa dhe themelet e Shqipërisë demokratike, e Shqipërisë së integruar në NATO, në Këshillin e Europës dhe e Shqipërisë së një rendi të ri kushtetues.
Po ti rikthehemi shprehjes së Dante Aligerit, që thotë se ‘nuk ka dhimbje më të madhe, kur kujton kohërat e lumtura në mjerim’, publikimi juaj nuk ishte se të krijonte dhimbje, por shërbeu dhe ishte i domosdoshëm tu rikujtonte demokratëve trashëgimin e tyre.
Është shumë interesante.
Kur kjo parti u themelu, u themelua nga njerëz 99.9 përqind e tyre nuk kishin asnjë lidhje me shtetndërtimin apo me institucionet. Në tërësi ishin intelektual të fushave teknike ose humanitare, por që vendosën idealet e tyre të lirisë. Njerëzit duhet të jenë të lirë, të flasin lirisht, të votojnë të lirë.
Këta njerëz arritën të ndërtojnë, të shndërrojnë në realitet idealet e tyre me vështirësi, por një gjë kurrë nuk duhet harruar, se Shqipëria nga viti 1992-2013 është, në dijeninë time, është vendi i vetëm që është rritur 21 herë.
Në vitin 1992 rrogat ishin 5-6 dollarë, rroga ime si president ishte 16 dollarë. Dhe kur e thashë një ditë më kishte shkruar dikush në Facebook se po tregon ëndërra. Ai kishte të drejtë se nuk mund ta besonte, por e vërteta ishte se kjo ishte Shqipëria.
Partia tjetër kishte një trashëgimi shumë të rëndë, kishte trashëgimi krimin politik, kasaphana e luftës së klasave, tradhëtinë e çështjes kombëtare pasi ishte themeluar nga Beogradi në vitin 1941. Nuk duhet të harrojë kush se në atë kohë, Partia e Punës së Shqipërisë, qe e dyta parti në vendet ish-komuniste e cila nuk u shkri, por ndryshoi emrin në Parti Socialiste. Nuk them me këtë se nuk bëri evolucion, se u anëtarësua në Internacionalen Socialiste, por trashëgimnia e saj e ndoqi këtë parti dhe nuk ju nda. Nuk ju nda në aspektin më tragjik të saj, në lidhjen me krimin.
Nëqoftëse komunizmi, apo partitë komuniste, krimin, dhunën e cilësonin, e ekzaltonin me superlativa, e quanin një domosdoshmëri absolute, teoria e krimit të dobishëm nuk u nda asnjëherë, për asnjë moment nga PS.
Të kthehemi më konkret.
Në diktaturë ishin ministrat, sekretarët e parë, anëtarët e byrosë. Por kishte gjithnjë një grup njerëzish në gjysëm hije të cilët ishin njerëzit më të rëndësishëm, më të çmuar të tyre.
Cilët ishin do thoni ju? Ata që torturonin njerëzit në qeli, dhe që i detyronin të firmosnin ato që donin. Ata ishin padiskutim njerëzit e ‘karta bianka’, sepse aq jetik ishte krimi për ta. Dhe ishin të vetëdijshëm. E ka shkruar mirë Bashkim Shehu; na thoshte nëna, kthehuni shpejt, se kemi armiq.
Është identike sot metamorfoza e partisë së krimit përsëri, tani jo mbi baza ideologjike, por mbi baza mafioze të pakufishme.
Sot krimi në këtë parti e merr një anonim dhe e çon në pozicionin e dytë në Durrës, pas Edi Ramës deputet.
Sot krimi e merr ministrin për zverku, i thotë shko e më arresto kundërshtarët e mi në mënyrë që të jap votat.
Sot krimi ka pushtuar zyrën më nevralgjike të të gjithë urbanistikës së vendet, lejeve të ndërtimit dhe resorteve turistike. E kontrollon në mënyrë dragoniane, vetë kryeministrin, që ndan, është i vetmi në botë që firmos çdo leje ndërtimi në vendin e tij.
Sot kjo diktaturë nuk ka aspekte kruele të luftës së klasave sepse është një kohë tjetër, por ju do të çuditeni, por në rrafshin e centralizimit dhe decentralizimit ju garantoj se pothuajse në çdo fushë kjo diktaturë sot është 2 herë, 3 herë me e centralizuar se diktatura më Staliniste që ishte diktatura e Enver Hoxhës.
Për të marrë një leje ndërtimi qytetari i Kolonjës apo i Tropojës, e merrte në komitetin ekzekutiv. Për të ndërtuar një shkollë fshati e merrte në komitetin ekzekutiv dhe kur kishte lokalitete, e merrte aty. Për të zbatuar një projekt shkencor studiuesi, absolutisht e merrte te zv/dekani për anën shkencore. I’a dorëzonte projektin dhe ai ja miratonte.
Sot Edi Rama në një rast unik në botë, shpalli veten kryetar të Këshillit Shkencor Kombëtar.
Sot Edi Rama në një rast unik në botë, shpalli veten kryetar të Komisionit të Ujërave në Shqipëri, i cili është një ent rregullator që duhet të ndërtohet nga specialistë të fushës që u dalin zot edhe ruajtjes edhe shfrytëzimit të tyre.
Pra sot është një formë narkodiktaturë të cilën Huntigton me shumë të drejtë e ka quajtur, forma më e keqe e diktaturave. Më e keqe thotë se komunistja dhe ai e ka ditur mirë viktimat që ka patur, më e keqja se nazistja dhe ai e ka ditur mirë viktimat që ka patur, por kjo thotë nuk ka asnjë rregull.
Kam menduar shumë herë dhe kam një ambiguitet në veten time se, si ka mundësi që një komb që përjetoi një mënxyrë kaq të madhe, siç ishte diktatura staliniste e pranoi këtë të dytën pa ndonjë rezistencë të madhe.
Kam menduar se ka një shtrirje, vazhdimësi të psikologjisë totalitare, por prap kur shoh se çfarë ndodhi në SHBA këto vitet e fundit, nga ekstremi i majtë atje, se si thirrje dhe lavdërohej censura e cila nuk pjell asgjë tjetër përveç fanatizmit, verbëri dhe injorancë.
Se si gjigandët botëtorë të informacionit u lëshuan pas censurës duke mos kuptuar se kujt i shërben dhe çfarë pasojash katastrofale kishin.
Se si njerëz që unë kisha respektet më të mëdha, shkruani; po duhet censura. Atëherë ka një problem shumë më të gjerë se shqiptar.
Ndaj dhe bëra këtë ekspoze për të thënë se sa i rëndësishëm është ky manual i juaji që ka vetëm një rrugë me argumente dhe të vërteta të kundërshtojmë propagandë e cila bazohet fund e krye në mashtrim. Dhe jo vetëm të luftojmë, por të kemi kurajo dhe besim se do të fitojmë.
Kur unë mendoj se, si fitoi Donald Trump duke patur në anën tjetër gjigandin propagandistik të të gjitha kohërave më të madh, mediat e mainstrem amerikan, duke patur edhe këto mediat sociale jo në favor, duke patur perandorinë e polleve, 1 miliardë e 600 milionë, polle për të manipuluar opinionin publik amerikan. Të gjitha absolutisht, për ta nxjerrë Trump të pashpresë dhe Kamalën fitimtare dhe glorioze.
Mirëpo ato u bënë të gjitha pluhur me datën 5 nëntor 2024.
Ne përveç kësaj, se këtij vendi është i çuditshëm, i takojnë gjëra që nuk e marr vesh ndonjëherë. Ka disa momente Shqipëria si asnjë vend tjetër. Njëherë u bë kopështi i ndritur i socializmit, tani kopështi eksperimental i Xhorxh Soros, por prap në të gjithë këtë situatë PD ja doli.
Nëqoftëse kishte një projekt asgjësimin e saj, ose shndërrimin e saj në një forcë fiktive. Kjo ishte shumë evidente, nuk duhet të ishte për arsyet që i kishin përcaktuar vetë. Megjithatë demokratët nuk kishin mediat. Një kontroll i mediave si në Shqipëri, absolutisht nuk besoj të ketë vend tjetër, përveç Koresë së Veriut.
Nuk kishin mbështetje, para, fonde, për veprimtarinë e tyre. Nuk kishin, por kishin vetëm të vërtetat që mbrojtën, vendosmërinë e tyre për të qëndruar në mbrojtjen e atyre të vërtetave, pavarësisht se kush i sulmonte, pavarësisht nga fuqia e jashtëzakonshme e atyre që i sulmonin. Dhe njëra pas tjetër, çdo përpjeke dështoi.
Dëshoi përpjekja për ti emëruar kryetarin.
Dëshoi përpjekja për ti marrë flamurin.
Dëshoi përpjekja për ti asgjësuar nëpërmjet burgosjeve.
Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se, po ti vështrojmë pas këto 3 vite ne do të ishim zhdukur minimumi 3 herë, por ja ku jemi sot.
‘Ata munden, ne fitojmë’ absolutisht dhe ne do të fitojmë, sepse tani piramida e tyre e cila ndërtohet mbi mashtrimin, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve është piramidë që shembet dhe nuk ka forcë në botë që ta mbrojë më.
Ka një debat të përditshëm. Jo këta politikanë janë njëlloj. Kurrë nuk është e vërtetë. Si këta socialistë, Shqipëria nuk ka patur në histori, hajdutë si këta.
Do të them një gjë unë ju. Për Enver Hoxhën, dhe suitën e tij, Shqipëria ishte pronë e shtetit të tij. Përveç shtëpisë që quhej pronë personale, çdo gjë tjetër quhej e shtetit. Por ama të jem i sinqertë, jo e tij, e shtetit. Kurse sot është absolutisht e këtyre hajdutëve që shtrijnë dorën e zezë dhe vjedhin çdo gjë.
Porte, fusha, banesa gjithçka.
Këta kanë konceptin se është pronë e tyre, nuk mund të ndodhë ndryshe.
Edi Rama me haramin e presidencës marrin portet e jugut, në kundërshtim me çdo ligj. Gjykata Kushtetuese i ndalon, nuk ka vlerë, sepse ata i konsiderojnë të tyren.
Pra kjo narkodiktaturë ka tiparet e veta.
Nga ana propaganistike ky është një manual i shkëlqyer për çdo qytetar, për çdo demokrate e demokrat, që do dhe duhet të përballet me propagandën toksike të narkoshtetit.
Propagandë që mashtron qytetarët.
Po marrim një moment. Po të rrimë e ti mbledhin, gjatë një viti mund të ketë minimumi 60-100 jahte që vijnë në Durrës dhe nuk ka rast që nuk përbën lajm dhe çfarë i bën Durrësit? I merr me 500 lek, 500 mijë litra naftë. Vijnë, furnizohen me naftë me 1/3 e çmimit. I shtrojnë kryeministrit një darkë ose një drekë dhe mediat flasin për jahtet pavarësisht se shqiptarëve të shkretë ato u marrin me çdo udhëtim minimumi gjysëm milioni euro.
Richard Quest dje në Davos dhe dua ta përgëzoj, edhe pse kishte përdorur një terme vulgar. Diskursi për turizmin dhe ai tha që, nuk po përdor atë term, por po them; mos grini sallatë më me shifrat, shumë e bukur.
Sepse çfarë ndodh? Shqiptarët dëgjojnë se u bënë 10-12 milionë, por sa është përfitimi në të ardhurat në Tatime prej tyre. Shitja e përgjithshme është 60 milionë. Nga këto meqenëse me 6% TVSH, në buxhetin e shtetit hyjnë gjithsej 8 milionë euro.
Shikoni pra. Mirëpo çdo vit investohet për infrastrukturën e investitorëve strategjik 430 mln euro. Qytetari shqiptar paguan nga taksat e tyre për çdo turist 230 euro. As sistemi më kolonial nuk ka qenë më i pamëshirë se kjo.
E ca ishte sistemi kolonial? Ky sistem u merrte pasuritë, kolonizatorët u merrnin të kolonizuarve pasuritë. Kaq. Ua vidhnin, ua mirrnin. E njëjta gjë sot me këtë.
Po pse? Totalitarizmi, sistem totalitar.
Ndaj dhe ky libër është një manual i shkëlqyer për çdo politikan, për çdo qytetar, për çdo të ri, për çdo të re, që do të përdorë forcën e të vërtetës në debate, në diskurs, në diskutime.
Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.
Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.
Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë.