back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniNë Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”/ Më i...

Në Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”/ Më i shpejti fiton 500 euro

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup do të organizohen gara jo të zakonshme.

Shkupjanët kanë zgjedhur një “sport” ku shume persona mund të garojnë dhe i vetmi kusht është të mund të hash sasi të madhe të qebapëve për një kohë më të shkurtër se konkurrentët e tjerë.

Gara është një mundësi për pjesëmarrësit që të tregojnë aftësitë e tyre dhe të konkurrojnë për çmimin kryesor, i cili është 500 euro.

Ata organizojnë katër gara brenda një muaj dhe çdo javë zgjedhin një fitues për ngrënien më të shpejtë të qebapëve.

Fituesit e çdo raundi kalojnë në finale dhe fituesi do të marrë një çmim prej 500 euro ndërsa gara do të mbahet në qebaptoren e njohur Teteks në Shkup.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat