back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNën akuzë nga SPAK/ Berishës nuk i del inati me Altin Dumanin

Nën akuzë nga SPAK/ Berishës nuk i del inati me Altin Dumanin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, të cilin e ironizon duke e quajtur “Altin Troplini”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal tek publikimi i fundit i disa mediave amerikane që bënë publike foton e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në vitin 2017. Sipas tij, kjo foto është shkrepur në periudhën kur McGonigal po “bënte gjahun kundër presidentit Donald Trump”.

“Mediat amerikane publikuan dje foton e McGonigal në zyrë me Ramaduron, në kohën kur ai bënte gjahun kundër presidentit Trump. Nga zyra e Edi Ramës u paguan 225 mijë dollarë agjentit të paregjistruar, ndërkohë që Rama ishte në qendër të këtij korrupsioni,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, sipas tij, Dumani ka mbyllur dosjen dhe nuk ka vepruar ndaj kryeministrit Rama dhe personave të tjerë të përfshirë.

“Altin Troplini, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, mbylli dosjen dhe nuk guxoi ta thërrasë kryeministrin. Nuk guxoi t’i japë atë që meriton Dorian Duçka, i cili mori të dhënat më sensitive të FBI-së nga McGonigal dhe ia dërgoi palës kineze,” tha Berisha.

Kreu i opozitës shtoi se ky është një “akt i rëndë mosveprimi” në një rast që sipas tij përbën “skandal ndërkombëtar korrupsioni”.

Kujtojmë se ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është ngritur akuzë nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e ish-kompleksit “Partizani”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat