Mbrëmjen e sotme, disa media kanë shkruar se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, do të japë nesër dorëheqjen pasi është nën hetim nga SPAK.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Becit, i cili ka ironizuar shkrimet për dorëheqjen e tij nga detyra.
Ai thotë se do të dorëhiqet nga Bashkia për t’u zgjedhur president i SHBA nesër.
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”, shkruan ai.