back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNën hetim nga SPAK, për 4 vepra penale/ Rama “strehon” Veliajn

Nën hetim nga SPAK, për 4 vepra penale/ Rama “strehon” Veliajn

Yjet e Sportit  shqiptar  që shkëlqyen në arenën ndërkombëtare për vitin 2024, u nderuan sonte me çmime, në një mbrëmje gala të organizuar enkas, ku merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe titullarë të tjerë qeveritarë.

Ajo çfarë ra në sy, ishte prania  dhe ulja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pranë kryeministrit të SPAK.

Evindetohet kjo situatë për shkak se Veliaj është nën hetim nga SPAK-u dhe kryeministri në raste të njëjta nuk është parë në shoqërinë e atyre që kanë qenë nën hetim.

Në fakt kjo është hera e parë që kryeministri Rama shfaqet në krah të Veliajt që nga koha kur kanë nisur hetimet.

Më herët ka dalë me deklarata pro Veliajt dhe duke mohuar deklaratat se janë socialistët që kanë denoncuar në mënyrë anonime kryebashkiakun e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj ka dalë me një fytyrë të qeshur në podium dhe madje me batuta.

Ai i është drejtuar organizatorit të aktivitetit, Fidel Ylli, kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar, duke i dhënë këshilla për ruajtjen e faturave dhe të shpenzimeve.

 “Ka ardhur ditë kur duhet të jemi shumë korrekt dhe të kemi një raportim të saktë edhe të mbrëmjes gala”, ka thënë Veliaj me buzëqeshje.

SPAK: Hetime për 4 vepra për Veliajn

Prokuroria e Posaçme po heton mbi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe familjarët e tij për dyshimet se mund të jenë përfshirë në korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Me anë të një njoftimi zyrtar, shpërndarë për mediat, SPAK thotë se procedimi numër 27/2024, është regjistruar në datën 8 Shkurt fillimisht për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.
Procedimi është regjistruar pas verifikimit të një kallëzimi të bërë sipas SPAK nga një qytetar i vetëidentifikuar si shtetasi N.A.

“Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë ose të zgjedhurve vendor”, mbi bazën e të cilit u regjistrua procedimi penal”.

Nga Shkurti deri më tani, Prokuroria e Posaçme thotë se ka dyshime edhe për 3 akuza të tjera që rezultojnë të jenë konsumuar, duke i shtuar në procedimin e regjistruar.

“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat