back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nëse nuk rriten rrogat, asnjë nuk kthehet”/ Rama u përgjigjet komentuesve

“Nëse nuk rriten rrogat, asnjë nuk kthehet”/ Rama u përgjigjet komentuesve

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars në Greqi.

Ai i është përgjigjur një komentuesi ku sipas tij askush nuk kthehet nga emigrimi pa rritur më parë pensionet dhe rrogat.

“Sot postuam njoftimin për Panairin e parë të Punës në Athinë në 2 mars dhe ka pasur komente nga më të ndryshmet, siç është dhe krejt e natyrshme dhe pozitive që të jenë sepse ndryshe nuk kemi mundësinë që t’i diskutojmë siç duhen gjërat.”

“Nuk kthehet asnjë”. Këtu e ke gabim e dashur Dori sepse ka plot që kthehen. E ke parë ti që u del llogaria më mirë në fund të vitit, sidomos kur kursimet andej investohen këtej në fshatin e tyre për një fermë, për një agroturizëm, për një linjë përpunimi. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment. Gjithashtu ne do përpiqemi për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë, por ama, mos harro që kur erdhëm ne në detyrë, jo që nuk kishte fare nga këto marrëveshje, Shqipëria nuk kishte fytyrë që të ulej si e barabartë në tryezë më te tjerët”-shprehet Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat