back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Nesër dita e qytetarëve"/ Berisha thirrje për kryengritje paqësore kundër qeverisë

“Nesër dita e qytetarëve”/ Berisha thirrje për kryengritje paqësore kundër qeverisë

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar për një protestë kombëtare më 10 shkurt, duke e cilësuar ditën si “ditën e qytetarëve”.

Gjatë një fjalimi, Berisha kritikoi qeverinë aktuale dhe veprimet e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai po mbron vetëm interesat e tij dhe të afërmve të tij, ndërkohë që, sipas tij, Shqipëria po përjeton një situatë të dhunimit masiv të të drejtave të njeriut.

Berisha deklaroi:

“Në këtë udhëtim, ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari. Ai do të mbrojë vjedhjet e veta dhe të Lubi Ballukut dhe sojit e sorollopit të tij. Ndaj nesër është dita e qytetarëve.”

Ai u shpreh gjithashtu se protesta synon të tregojë Europës dhe botës se qytetarët shqiptarë nuk mund të mposhten nga “grushti i hajdutëve” dhe të garantojë se integrimi evropian duhet të bëhet bazuar në meritë, jo në “suksese imagjinare”.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga mbarë Shqipëria, dhe veçanërisht të Tiranës, të marrin pjesë në kryengritjen paqësore për të treguar vendosmërinë e tyre kundër qeverisjes aktuale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat